
PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për investimet strategjike
Shtatë deputetë të Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komisioni të posaçëm për verifikimin e investimeve strategjike.Deputetët e PD-së deklaruan të mërkurën se janë nisur nga dyshimet për një korrupsion në rastin e Portit të Durrësit, apo rastet e bëra publike për aktorin Gazmend Paja, apo bashkëshortin e ministres Olta Xhacka, për ngritjen e këtij Komisioni.
Shtatë deputetë janë Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj. Synimi i deputetëve është verifikimi i procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.