
PD denoncon rast abuzimi me skemën e ndihmës ekonomike: Po iu jepet patronazhistëve
Partia Demokratike denoncon një rast në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku pretendohet se administratorët e ndihmës ekonomike kanë larguar familje në nevojë nga skema ekonomike, duke i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste.
Në deklaratën për shtyp, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo tha se ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve tek duart patronazhistëve.
Zëdhënësja e PD thotë se kjo skemë është një këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët sipas saj duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.
Deklarata e plotë për shtyp: