
PayPal ndihmon refugjatët ukrainas të marrin fonde nga jashtë
PayPal lejon qytetarët dhe refugjatët ukrainas të marrin pagesa nga jashtë.
Një zyrtar i lartë ukrainas e quajti një ndihmë të madhe, ndërsa forcat ruse vazhduan të sulmonin vendin.
Shefi Ekzekutiv i PayPal, Dan Schulman, në një letër drejtuar Zëvendëskryeministrit ukrainas, Federov tha se ukrainasit do të jenë në gjendje të transferojnë fonde nga llogaritë e tyre PayPal në kartat e kreditit.
Më shumë se 3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, një veprim që Rusia e ka përshkruar si një “operacion special ushtarak”.
Lëvizja e PayPal do të lejojë refugjatët dhe ukrainasit të marrin fonde nga miqtë dhe anëtarët e familjes në Shtetet e Bashkuara ose nga ndonjë vend tjetër.
PayPal tha se do të fillojë të ofrojë shërbimet e zgjeruara të enjten, me klientët në gjendje të dërgojnë dhe të marrin fonde nga llogaria e tyre ukrainase PayPal në dollarë, dollarë kanadezë, paund britanik dhe euro.
Ndërkohë, PayPal po heq dorë edhe nga tarifat e tij për disa javë.
Më parë, qytetarët ukrainas mund të dërgonin para nga llogaritë e PayPal, por nuk ishin në gjendje të merrnin fonde.
Në fillim të këtij muaji mbylli shërbimet e saj në Rusi, duke iu bashkuar shumë kompanive financiare dhe teknologjisë në pezullimin e operacioneve atje pas pushtimit të Ukrainës.