AlbanianEnglish

Pasi zgjodhën euron, Kroatët ankohen për çmimet

Qytetarët në Kroaci po përballen me vështirësi pasi vendi i tyre zgjodhi të përdorte monedhën euro që prej 1 janarit të këtij viti.

Rritja më e madhe e çmimeve është parë në ushqimet e shportës teksa blerësit thonë se gjithçka tani më kushton 30% më shtrenjtë.

Tregtarët kanë zgjedhur të rrumbullakosin çmimet nga monedha vendase në nisje të janarit dhe për pasojë ka pasur shtrenjtim të produkteve ushqimore por jo vetëm.

Qeveria ka kërcënuar me sanksione nëse nuk ulin sërish çmimet, por tregtarët drejtojnë gishtin tek inflacioni.

Gjatë një periudhe dy javore, inspektorët shpërndanë gjoba që arrinin në më shumë se 250,000 dollarë dhe zbuluan se rreth 40% e bizneseve rritën çmimet në mënyrë të pajustifikueshme.

Kritikët thonë se qeveria nxitoi të futë euron në mes të një krize energjie dhe inflacionit të lartë.

Vitin e kaluar Kroacia raportoi një nga normat më të larta të inflacionit në BE, me një normë vjetore prej 10.8 %.

Por qeveria ka argumentuar prej kohësh se euro do ta bëjë ekonominë e Kroacisë më të fortë dhe do ta bëjë vendin më rezistent ndaj goditjeve të jashtme.

*TiboNews

You don't have permission to register