
Pas vizave edhe NATO i jep lajm të keq Kosovës
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka thënë se aktualisht s’ka konsensus brenda Aleancës Veri Atlantike për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim. Rumuni ka thënë se ky samit do të jetë një prej samiteve më transformuese dhe më domethënës në historinë e NATO-s.
Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet dialogun mes dy vendeve.