
Pas ukrainasve, shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së
Në vitin 2021, rreth 139 mijë shtetasve nga vende jashtë BE-së iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian në një nga kufijtë e saj të jashtëm, 1% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Eurostat bëri të ditur se, qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve në vitin 2021 (50,200) dhe pas qytetarët e Shqipërisë me rreth 18,600 refuzime dhe Moldavisë me 9,100 refuzime.
Numri më i madh i refuzimeve të hyrjeve në vitin 2021 u raportua nga Hungaria (34 700), e ndjekur nga Polonia (26 200), Kroacia (14 200) dhe Rumania (11 000). Qytetarët e pranishëm në mënyrë të paligjshme ne BE u rriten me 2% krahasuar me vitin 2020.