
Pas “Twitter” edhe “Meta” pritet të nisë shkarkime të punonjëseve
Kompania Meta e Mark Zuckerberg pritet të nisë pushimet masive nga puna këtë javë, lëvizje e cila pritet të prekë mijëra punonjës.
Sipas mediave ndërkombëtare, pritet që punonjësit të kenë marrë njoftimet për largimin nga puna në datë 9 nëntor.
Kompania pritet të përballet me një tre mujorsh të dobët, shkurtim stafi dhe kosto më të larta.
Një tjetër investim i rëndësishëm është edhe metaverse për të cilin Mark Zuckerberg është shprehur se pret që investimet të marrin rreth një dekadë për të dhënë frytet e tyre.
Në qershor kompania shkurtoi edhe planet për të punësuar inxhinierë të rinjë me 30%, duke dhënë një sinjal të qartë se nuk po kalon momente të mira.
Meta po përballet nga heqja dorë e kompanive për të reklamuar në këtë rrjet social për shkak të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë globale.
Perspektiva zhgënjyese nga rrjeti social vjen si pasojë edhe e konkurrencës nga Tiktok.
*TiboNews