Pas shuplakës në Oscars, Will Smith në një klinikë rehabilitimi

Pas shuplakës së Will Smith ndaj komedianit Chris Rock në “Oscars”, Will ka kërkuar ndihmë ndaj ekspertëve për të kaluar stresin në një klinikë reabilitimi.

 

Aktori amerikan ishte ylli dhe triumfuesi i natës “Oscars”, por ajo që e ktheu rrjedhën e ngjarjeve ishte shuplaka ndaj humoristit, pasi ky i fundit bëri një shaka për flokët e gruas së tij, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Ky moment pati pasoja të tilla dhe siç raporton gazeta britanike “The Sun”, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

Ajo ngjarje duket se ka ndikuar shumë te Ëill dhe kjo padyshim është beteja e gjithë karrierës së tij.

Tanimë, ylli i njohur do të bëjë shumë kërkimë shpirtërore në mënyrë qe të kalojë ketë dhe të ecë përpara.

 

Tani pasi ka kaluar pak kohë nga kjo ngjarje, Smith shpreson të kthehet në kohë për të ndryshuar atë që ndodhi dhe për të shpëtuar karrierën si dhe reputacionin e tij.

Pas faljes zyrtare, aktori tashmë është shkarkuar nga “Oscar”

 

*Tibo News