
Pas kritikave për paraqitjen në “Met Gala”, Kylie zbulon arsyen prekëse
Kylie Jenner këtë vit i habiti të gjithë me look-un e saj në “Met Gala”.
Ylli televiziv u shfaq me një fustan nusërie, por për shumë fansa të saj, veshja nuk u komentuar si e duhura, madje shumë u shprehën të zhgënjyer me zgjedhjen e Kylie-t, pasi sipas tyre mund të kishte zgjedhur diçka më ekstravagante.
Së fundmi, Jenner me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, ka zbuluar arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për eventin.
24-vjeçarja tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.
“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se ngjarja të shtyhej në vitin 2020. Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë gjithë bota për mua. Unë jam e përulur ta vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun tim të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil, të duam përgjithmonë dhe faleminderit të gjithë ekipit ‘Off White’!”
Fustani i Kylie-t përfshinte një fund të fryrë dhe një bust të veshur, sipër një bluze rrjetë me logon Off-White.
Jenner mbajti dhe një vello bashkë me një kapele bejsbolli të vendosur mbrapsht.
Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës dhe ishte koleksioni përfundimtar i Abloh.