
Pas kritikave, Beyoncé ndryshon tekstin e këngës
Beyoncé ka thënë se do të heqë nga albumi “Renaissance” një fjalë që është konsideruar si fyese për personat me aftësi të kufizuara dhe dhe ka ngjallur reagime në internet, vetëm disa javë pasi reperja Lizzo ndryshoi gjithashtu tekstin për të hequr të njëjtën fjalë.
Albumi i saj mori shumë vlerësime në momentin që u publikua, por më pas përdorimi i termit në këngën “Heated” solli kritika dhe reagime të shumta.
Kjo këngë është e shkruar nga Drake dhe ka pjësë një varg : “Spazzin’ on that a**, spazz on that a**.”
Fjala “spaz” zakonisht përdoret për përshkrimin e euforisë që vjen nga emocionet e shumta, por rrjedh nga “spastic, një fjalë nënçmuese për personatë me paralizë cerebrale spastike.
Edhe reperja Lizzo gjithashtu është kritikuar në rrjet për përdorimin e të njëjtit term në këngën “Grrrls”, të cilin më pas e ndryshoi.
“Është si një shuplakë për mua dhe komunitetin tim me aftësi të kufizuara që kjo vjen pas asaj që u përpoqëm të rregullonim me Lizzo-n”- shkroi aktivistja Hannah Diviney.
Një zëdhënës i Beyoncé-s tha për mediat se ajo fjalë do të ndryshojë.
“Fjala, e pa përdorur qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”- u shpreh ai.
“Sense” është një organizatë bamirësie për personat me nevoja të veçanta, e cila është shprehur e lumtur pas reagimit të Beyoncé-s.
“Beyonce ka një histori përsa i përket përkrahjes së gjithëpërfshirjes dhe ne jemi të lumtur që ajo ka dëgjuar komentet dhe ka rënë dakord të riregjistrojë tekstin që shumë njerëz me aftësi të kufizuara e konsiderojnë fyes. Ne e kuptojmë se fjala nuk është përdorur qëllimisht për të shkaktuar dëm, por fjalët kanë fuqi dhe mund të përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen grupet e margjinalizuara. Ne duam të falënderojmë Beyoncé që na dëgjoi dhe mezi presim të vazhdojmë të shijojmë këngën,”- thanë ata në një postim në Twitter.