Pas kërcënimeve prej vitesh, “Vargjet Satanike” goditen me thikë

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, është sulmuar me thikë në New York. I kërcënuar prej vitesh me vdekje pas shkrimit të nolevës me titull “Vargjet Satanike”, fituesi i çmimit “Booker”, po fliste në një event të Institutit Chautaqua në New York kur u godit me thikë.

BBC-ja shkroi se autori ndodhej në mes të publikut dhe mbante një maskë të zezë teksa u hodh në skenë ku më pas sulmoi shkrimtarin. Në intëernet po qarkullon një video ku shihet se gjatë kohës që Rushdie u sulmua, 10-15 persona të pranishëm janë afruar dhe kanë neutralizuar sulmuesin. Shkrimtari qëndoi për rreth 5 minuta në tokë ku më pas u ndihmua të dilte nga skena, për të vazhduar më pas me helikopterin dhe dërgimin në spital nga ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Salman aktualisht merr frymë me ventilator dhe nuk është në gjendje të flasë. Autori rrezikon të humbasë njërin sy dhe përdorimin e një krahu. Kjo sipas deklaratës së agjentit të tij Andreë Wylie.

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë, dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar”, ka thënë Wylie.

Salma Rushie është autori i “Vargjet Satanike”, i cili është botuar në vitin 1988, romani i tij i katërt, por që ngjalli reagime të menjëhershme nga komunitetet myslimane. Kjo vepër konsiderohej si fyerje për profetin Muhamed dhe njëkohësisht sulm ndaj gjithë komunitetit. Që në periudhën e publikimit u bënë thirrje për vrasjen e shkrimtarit.