
Pas Jill Biden, kryeministri kanadez vizitë të papritur në Ukrainë
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin, ka njoftuar kryebashkiaku lokal Oleksandr Markushyn.
Irpin, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, u mbajt përkohësisht nga trupat ruse në fillim të luftës përpara se të tërhiqeshin nga rajoni.
Vizita e Trudeau vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.
Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t’i ofruar ndihmë sigurisë Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.