
Pas hekurave, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Fredi Beleri fiton Himarën
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë socialistit Jorgo Goro. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.
Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.