Pas Dibrës, një tjetër qytet shpallet “Covid Free”

Pas Dibrës, edhe Lezha është shpallur Covid Free nga Instituti i Shëndetit Publik.

Prej 10 ditësh, në qarkun e Lezhës nuk është regjistruar asnjë rast i ri dhe për pasojë nuk ka asnjë të infektuar aktualisht, qoftë në banesë apo në spitalin Covid.

Rënia e kurbës së infektimeve në gjithë vendin, bën që së shpejti disa qarqe të konsiderohen zona të gjelbra dhe pa praninë e virusit Covid.

Në të gjithë vendin janë më shumë se 10 bashki të cilat nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus në 3 javët e fundit. 56% e të infektuarve janë në Tiranë.

*Tibo News.