Pas 8 vitesh, prezantuesi i njohur largohet nga “The Late Late Show”

Aktori dhe prezantuesi i njohur britanik, James Corden ka marrë një vendim të papritur, duke vendosur të largohet nga emisioni i tij  “The Late Late Show” pas tetë vitesh.

I ftuar në ‘The Dreë Barrymore Shoë’, James tregoi arsyen e këtij vendimi.

“Shiko, nuk është aspak e lehtë të largohesh nga diçka e tillë… Dua të them, nuk do të punoj kurrë në një mjedis më të mirë se ai ku po punoj tani” , tha ai.

“Largimi im nga shfaqja nuk ka të bëjë me faktin nëse më pëlqen. E dua, por e vërteta është se e mora vendimin shumë lehtë, sepse gjithmonë e dija se ishte një aventurë dhe nuk e kisha menduar kurrë si destinacionin përfundimtar”.