
Pas 5 javësh grevë, nis viti i ri shkollor në Kosovë
Pas pezullimit të grevës pesë javore, më 3 tetor filloi mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë. Viti i ri shkollor duhej të fillonte zyrtarisht më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të grevës.
Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se do të formojë një grup punonjwsish për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.