
Pas 18 vitesh martesë, gruaja e Kevin Costner kërkon divorcin
Pas 18 vitesh martesë, gruaja e dytë e Kevin Costner, Christine Costner ka bërë kërkesë për divorc.
Pretendimi për kërkesën e divorcit ka qenë thjesht pretendim për “ndryshime të papajtueshme”, por mesa duket Kevin nuk është aq i lumtur për këtë vendim të saj.
Përfaqësuesi i Kevin madje ka dhënë një deklaratë, ku ka shpjeguar:
“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se gjërat që kanë ndodhur, kanë dalë jashtë kontrollit të Kevin, të cilat kanë çuar në marrjen pjesë të detyrueshme të tij në takimin për zgjidhjen e martesës.”
Si Christine ashtu edhe Kevin po kërkojnë kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre, Cayden 15 vjeç, Hayes 14 vjeç dhe Grace 12 vjeç.
Përfaqësuesi i Kevin po kërkon që “të respektohet privatësia” për ish-çiftin dhe fëmijët e tyre ndërkohë që ata kalojnë një kohë të vështirë.
Kjo nuk është hera e parë që martesa e Kevin do të përfundojë me divorc. Në fakt, kur u takua për herë të parë Christine, ai ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Cindy Silva.
Procedurat e tyre të divorcit përfunduan duke i kushtuar Kevinit shumë para. Thuhet se Kevin duhej të paguante 80 milionë dollarë.
Kevin dhe Cindy u ndanë në vitin 1994, por kur Kevin u takua për herë të parë me Christine në 1996, divorci nuk ishte finalizuar ende.
Dy vjet më vonë, në 1998, Kevin dhe Christine i kryqëzuan sërish rrugët dhe përfunduan duke u martuar në vitin 2004. Dasma e tyre u mbajt në fermën e Kevinit prej 160 hektarësh në Aspen, Kolorado.
Duket se të gjitha problemet që çuan në divorc ndodhën kohëve të fundit. Në vitin 2020, Kevin foli shumë për gruan e tij dhe shpjegoi se pandemia Covid-19 në fakt forcoi marrëdhënien e tyre.
Përveç tre fëmijëve të Kevin me Christine, ai ka edhe tre fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme.
A ju habit fakti që Kevin dhe Christine po divorcohen pas 18 vitesh martesë? A mendoni se ata të dy do të ribashkohen sërish?