
Pas 13 vitesh, në Kopshtin Zoologjik të San Diegos lind pinguini “mbret”
SeaWorld, një kopsht zoologjik për krijesat e detit në San Diego të Kalifornisë, njoftoi dje se pas 13 vitesh në kopshtin e tyre zoologjik, ka lindur një pinguin “mbret”.Femra e vockël doli nga lëvozhga e vezës më 12 shtator me ndihmën e stafit profesional.“Kjo është gjëja më emocionuese e gjithë vitit, dhe ndoshta e gjithë dekadës“, tha një nga menaxherët e SeaWorld, Justin Brackett.Pinguini mbret, i cili është në listën e specieve të rrezikuara, e ka shtëpinë e tij në Antarktidë dhe 17 ekzemplarë jetojnë në një habitat me një temperaturë prej minus pesë gradë Celsius në parkun dhe kopshtin zoologjik ku veza u ngjiz më 7 korrik, tha SeaWorld.