
Partitë kryesore bien dakord për votim elektronik në Vorë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tregoi të hënën për mediat se është gjetur dakordësi me partitë kryesore që për zgjedhjet e pjesshme vendore një nga bashkitë të aplikojë votim elektronik. Celibashi tha se është rënë dakord që me të tillë sistem më 6 mars të votohet në Vorë.
Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së tregoi se 10 ditët e ardhshme do të kryhet procesi i asgjësimit të të dhënave zgjedhore të 25 prillit nga serverët qendrorë. Ai siguroi se nuk do të ketë mundësi për përvetësim apo rrjedhje të të dhënave.