
Parlamenti britanik i dhuron çmim shoqatës “Shpresa Programme”
Shoqata me e madhe e komunitetit shqiptar, “Shpresa Programme”, është nderuar me çmimin për luftën kundër skllavërisë moderne, për projektin “Breaking the Chain” ose Këputja e Zinxhirëve”.
Çimimi u dha nga Parlamenti Britanik, përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Westminster në Londër.
Ky është ndër çmimet më të mëdha që ka marrë kjo shoqatë shqiptare pas çmimit nga Mbretëresha Elizabeth dhe Samiti i Diasporës në Tiranë.
*Tibo News