
“Parimi 25” i DiCaprios, ndarja me të dashurat kur mbushin moshën
Leonardo dhe Camila kanë qenë në lidhje për katër vitet e fundit dhe tani sapo janë ndarë. Ndjekësit shumë shpejt arritën në përfundimin se DiCaprio duhet ta ketë braktisur atë sepse ajo mbushi të 25-tat vetëm disa muaj më parë. Për kontekstin, ekziston një shaka e njohur që ka qarkulluar përgjatë dekadës së fundit, DiCaprio rrallë lidhet me dikë mbi 25 vjeç, edhe pse tani është vetë 47 vjeç.
Ndjekësve nuk ju ka shpëtuar ky detaj dhe shpesh kanë qarkulluar edhe në sensin e shakave nëpër rrjete sociale.
“Nëse ajo rritet në moshë, pas disa vitesh, është e zhdukur. Nëse afrohet shumë, pas nja dy vitesh, është e zhdukur.”
“Ai është bërë më i vjetër, por shija e tij nuk ka bërë të njëjtën gjë.”
“Nuk ka asnjë fenomen në këtë planet më të besueshëm se Leonardo DiCaprio që ndahet me të dashurën në moshën 25-vjeçare, statistikat janë befasuese.”
Dhe ndërkohë që Tweet-et si shembujt e mësipërme janë gazmore, me shumë mundësi gjithsecili pyet veten nëse shakatë popullore kanë arsye për të qarkulluar. Një zhytje në historinë e DiCaprio-s tregoi se të gjitha pretendimet e njerëzve mund të kishin një arsye.
Në vitin 1994, DiCaprio nuk ishte bërë ende një yll ndërkombëtar, Romeo & Juliet nuk ishte publikuar ende deri në vitin 1996 dhe as Titanic deri në vitin 1997, por aktori ishte nominuar për një Oscar për rolin e tij në “What’s Eating Gilbert Grape”, i publikuar në vitin 1993. DiCaprio ishte vetëm 20 vjeç në 1994 dhe u përfol se ishte në lidhje me modelen Bridget Hall, e cila në atë kohë ka qenë 17 vjeç, megjithëse Hall insistonte që ishin vetëm miq.
DiCaprio filloi të dilte me modelen dhe aktoren Kristen Zang në vitin 1996. DiCaprio e mori Zang-un si partnere në premierën e filmit Romeo & Juliet në LA dhe dyshja ishte në lidhje për dy vite radhazi. Zang ishte 24 vjeç kur u ndanë.
Në vitin 1998, DiCaprio u lidh me Bijou Phillips, ai ishte 24 dhe ajo 18. Pasi DiCaprio dhe Phillips u ndanë, nga viti 1998 deri në vitin 2000, DiCaprio nuk u lidh ‘zyrtarisht’ me askënd edhe pse, burime të shumta pohojnë se gjatë asaj periudhe kohore, DiCaprio pati kontakte të shkurtra me Amber Valletta, Helena Christensen, Naomi Campbell dhe Eva Herzigová. Nëse DiCaprio do të dilte me ndonjërën nga këto gra, do të vërtetonte se ai nuk jeton sipas “Parimit 25”, pasi të gjitha këto gra ishin në fund të të 20-tave dhe në fillim të të 30-tave.
Supermodelja Gisele Bündchen, e cila tani është e martuar me Tom Brady, u bë e dashura e DiCaprio-s në vitin 2000. Të dy qëndruan të lidhur për pesë vite dhe u ndanë në vitin 2005 kur ai ishte 31 vjeç dhe ajo, siç tashmë ju shkon në mend, 25 vjeç.
Pas saj, DiCaprio filloi një lidhje me modelen Bar Refaeli, e cila zgjati nga viti 2005 deri në vitin 2011. DiCaprio dhe Refaeli thuhet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre në maj 2011, disa javë para ditëlindjes së saj të 26-të… Kjo do të thotë se ajo ishte 25 kur u ndanë.
Më pas DiCaprio u lidh me aktoren Blake Lively për pesë muaj në vitin 2011, kur ajo ishte 24 vjeç. Menjëherë pas Lively, DiCaprio u lidh me modelen Erin Heatherton për 10 muaj në vitin 2012. DiCaprio ka qenë 38 vjeç dhe Heatherton 23 në atë kohë.
Toni Garn u bë një nga modelet e shumta me të cilat DiCaprio ishte lidhur në vitin 2013. Të dy u lidhën për një vit përpara se të ndaheshin kur Garn ishte 22 vjeç. Pas Garn, DiCaprio nisi romancën me Kelly Rohrback, gjithashtu modele, nga 2015 deri në fillim të 2016, Rohrback ka qenë ose 25 ose 26 vjeç kur u ndanë.
DiCaprio filloi të dilte me modelen Nina Agdal në vitin 2016. Çifti u nda në vitin 2017, DiCaprio ishte 43 vjeç dhe Agdal ishte… afër mendsh 25 vjeç.
Kjo na sjell te Morrone, e cila u pa për herë të parë me DiCaprion në dhjetor të 2017-ës. Sigurisht, është e paqartë nëse DiCaprio vërtet jeton sipas ‘Parimit 25’, por duke parë të gjitha gratë (kryesisht modele) me të cilat ka qenë i lidhur ndër vite, duket sikur të gjitha rrugët të çojnë vetëm te një arsyetim.
Megjithatë, duke e patur aq të afërt figurën e DiCaprios dhe duke e ditur se në marrëdhënie nuk i duhet dhënë një rëndësi kaq të madhe moshës, ne shpresojmë që kjo të jetë një rastësi.