Paratë e fermerëve, të gjithë blegtorët e bletarët do të përfitojnë nga skema kombëtare

Të gjithë blegtorët dhe bletarët do të jenë përfitues të skemës kombëtare pavarësisht numrit të aplikimit. Saktësisht për mbarështrimin e bletarisë fermerët do të subvencionohen në vlerën e 1,000 lekëve për zgjua, por jo më shumë se 150 mijë lekë të reja për subjekt.  Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Ndërsa tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele\ose dhi por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Buxheti për Skemën Kombëtare këtë vit kap  vlerën e 3.3 miliard lekëve, zv\ministri I bujqësisë, Arjan Jaupllari thotë se pavarësisht këtij fondi në gjë është e sigurtë të gjithë blegtorët do të mbështeten.

Më shumë se 60% e dosjeve të fermerëve janë përpiluar, brënda pak javësh fermerët që gjësë gjallë pritet të tërheqin paratë që buxheti i shtetit ka përcaktuar për ta.