
Parashikimi si do të jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës, ku kthjellimet do të jenë dominante në orët e para të ditës.
Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për shira të pakët.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet det dallgëzim të ulët.
*Tibo News.