
Parashikimi si do të jetë moti: Rrebeshe afatshkurtra në disa zona
Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do të vijojë ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës, ku priten zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat malore përgjatë kufirit Lindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët.
Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm motin duke rikthyer kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
*Tibo News