AlbanianEnglish

Parashikimi i motit sot: Shumë orë me diell

Sipas MeteoAlb: Orët e shumta me diell do të dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë paradites, por herë pas here në zonat e thella malore veriore dhe juglindore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

*TiboNews

You don't have permission to register