
Parashikimi i motit, Shqipëria “kaplohet” nga i nxehti
Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke kushtëzuar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë ku termometri do të ngjitet mbi 40 gradë C.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.