Parashikimi i motit, pritet intensifikim i reshjeve

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën perëndimore.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat do të sjellë dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perënimore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

*Tibo News