AlbanianEnglish

Parashikimi i motit për vendin tonë

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës vendi ynë paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, më të theksuara në zonat malore.

Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në zonat malore do të ketë rrebeshe shiu.

Po ashtu dhe pjesërisht zona e ulët do të ketë momente të shkurtra me reshje të papërfillshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me një luhatje në vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 

*Tibo News

You don't have permission to register