Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin Shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukeshme, por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News