
Parashikimi i motit për Shqipërinë, si do të fillojë muaji gusht?
Sipas MeteoAlb: Moti i qëndrueshëm do të mbizotëroj përgjatë gjithë 24-orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites. Ndërsa pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, POR nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke bërë që dallgëzimi të shkojë deri në 3 ballë.
*TiboNews