AlbanianEnglish

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat nuk kalojnë 35 gradë

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; vendi ynë do të jetë në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Pritet që; pas mesdite vranësirat të shtohen gradualisht duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të dendura në zonat veri-verilindore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatere dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, ku më e pranishme do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register