
Parashikimi i motit/ Në Berat dhe Elbasan temperaturat deri në 43°C
Sipas MeteoAlb: Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 43 gradë C. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.