AlbanianEnglish

Parashikimi i motit me vranësira, sa do shkojnë temperatuat në çdo qytet

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave të cilat do të jenë prezente në shtrirjen Lindore. Por në orët vijuese parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, ku në zonat Verilindore do të pësojnë zhvillime duke sjell shira të pakët dhe të përkohëshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpesjtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register