
Parashikimi i motit me vranësira, sa do jenë temperaturat
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë territorit. Por pritet që gjatë mesditës dhe pasdites kryesisht të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore dhe pjesërisht zona e ulët. Vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
*Tibo News