
Parashikimi i motit, a priten reshje shiu sot?
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk do të sjelli reshje në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
*Tibo News