
Parandalimi i krimeve zgjedhore, Celibashi letër institucioneve
Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet e 14 Majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku.
Celibashi kërkon koordinimin e punës për të parandaluar krimet zgjedhore dhe incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.