
Paralajmërimi i Macron për luftën pas telefonatës 90 minutëshe me Vladimir Putin
Negociatorët rusë dhe ukrainas bënë përparim të enjten në bisedimet e armëpushimit, duke rënë dakord për nevojën për korridore humanitare për civilët. Një zyrytar i lartë ukrainas ka deklaruar se pavarësisht këtij rezultati bisedimet nuk çuan në rezultatet që Kievi priste, pasi disa nga qytetet ukrainase janë nën kontrollin e rusëve dhe korridoret e supozuara mund të mos ngrihen për të lejuar largimin e sigurt të qytetarëve
Deklarata e tij erdhi ndërsa presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbrojti pushtimin e Ukrainës.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, kriza humanitare ka mbërritur në qytetet e Ukrainës, për shkak të bombardimeve intensive ruse.
Presidenti Putin pati një bisedë telefonike më shumë se 9- minutëshe me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Një ndihmës i Macron iu tha gazetarëve se presidenti francez pret më të keqen të ndodhë në situatën me Ukrainën, pasi Putin i ka thënë atij se Rusia do të vijojë me fushatën në Ukrainë deri sa të përmbullë qëllimin. Macron i tha homologut të tij rus se pushtimi ishte një gabim serioz dhe se pikëpamjet e tij nuk korrespondonin me realitetin.
Në bisedimet nga një vend i pazbuluar, i dyti i mbajtur këtë javë pas atij në kufi me Bjellorusinë, delegatët rusë dhe ukrainas ranë dakord për bisedime të mëtejshme për të parë mundëisnë e armëpushimit të përkohshëm.
Disa qytete të Ukrainës janë aktualisht të rrethuar ose pothuajse të rrethuar nga forcat ruse. Situata është veçanërisht intensive në qytetin -port jugor të Mariupolit, i cili prej disa ditësh është nën bombardime të pamëshirshme pothuajse pa pushim. Dyshohet se qindra njerëz kanë vdekur në qytet si pasojë e sulmeve.
Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, ka qenë gjithashtu nën një sulm të ashpër ajror. Të mërkurën, tanket ruse hynë në qytetin port të Kherson, një kryeqytet provincial ku jetojnë rreth 250,000 njerëz. Është qyteti i parë i madh ukrainas që bie në më shumë se një javë luftime. SHBA tha se situata në terren po ndryshon me shpejtësi. Ukraina raporton se më shumë se 2,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit të enjten e kaluar. Konflikti ka bërë gjithashtu që më shumë se një milion njerëz të largohen nga Ukraina, sipas OKB-së.
Jeta e Zelensky-t: Nga student i Juridikut tek njohja me Olenën dhe presidenca në kohë lufte!
Termocentrali bërthamor i Zaporizhia që goditi Rusia, sa i rrezikshëm është?