
Paralajmërimi i grupit të shkencëtarëve: Shenjat ‘vitale’ të Tokës, më të këqijat në histori
Jeta në planet është në rrezik, thonë ekspertët, ndërsa bëjnë thirrje për një tranzicion të shpejtë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. “Shenjat vitale” të Tokës janë më të këqija se në çdo kohë në historinë njerëzore, sipas asaj që deklarojnë një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, që do të thotë se jeta në planet është në rrezik.
Siç shkruan “The Guardian”, raporti i tyre zbuloi se 20 nga 35 shenjat vitale planetare që përdoren për të gjurmuar krizën klimatike janë në ekstreme rekordi, si dhe emetimet e gazeve serrë, temperatura globale dhe rritja e nivelit të detit, treguesit përfshijnë gjithashtu numrin e popullsisë së njerëzve dhe kafshëve.
Shumë rekorde klimatike u thyen në vitin 2023, duke përfshirë temperaturën globale të ajrit, temperaturën e oqeanit dhe shtrirjen e akullit të detit Antarktik, thanë studiuesit.
Temperatura më e lartë mujore e sipërfaqes e regjistruar ndonjëherë ishte në korrik dhe ishte ndoshta më e nxehta që ka përjetuar planeti në 100, 000 vjet.