Paralajmërimi i gjeneralit: Britania e Madhe duhet të bëhet gati për luftë

Gjenerali Patrick Sanders ka deklaruar se Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen.  Ai gjithashtu paralajmëroi se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”. Sanders vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raportoi BBC.

Patrick nuk foli për rekrutimin – ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri – por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta.“Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi.”Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.