Paraguai ‘digjet’ nga i nxehti

Paraguai po përballet me temperaturat më të larta në histori të vendit. Departamenti i meteorologjisë ka njoftuar se temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius.

Që prej ditëve të para të muajit janar, në shumë qytete të shtetit latin është thyer rekordi i temperaturave, të cilat kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.

Departamenti i meteorologjisë ka bërë të ditur se në vitet e fundit Paraguai është përballur më shpesh me mot ekstrem, përfshirë temperaturat e larta dhe stuhitë e fuqishme.

Shteti gjithashtu është përballur edhe me thatësinë ekstreme. Autoritetet në Paraguai kanë thënë se periudha mes viteve 2019-2022 ka qenë më e thata që prej vitit 1960.