
Papa paralajmëron vizitë në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Sudanin e Jugut
Papa Françesku thotë se do të udhëtojë në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut në fillim të shkurtit. Kreu i Kishës Katolike e tha këtë në një videokonferencë me studentët afrikanë.
Udhëtimi në vendet afrikane fillimisht ishte planifikuar për në fillim të korrikut të këtij viti, por u anulua pak më parë për shkak të problemeve shëndetësore të Françeskut.