Papa ka një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë

Papa Françesku ka dhënë një mesazh urimi surprizë për popullin shqiptar, kryesisht për të rinjtë. Ai shfaqet në një video teksa shprehet:

Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni!

Thirrja e Papës i drejtohet të rinjve shqiptarë për të mos e kërkuar të ardhmen jashtë Shqipërisë, por ta krijojnë atë në vendin e tyre.

Papa Françesku ka pasur gjithmonë konsideratë të veçantë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një vit pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, në 2014-ën, Papa vizitoi Shqipërinë.

Papa ka planifikuar një vizitë në Kosovë, të parën ndonjëherë të një Pape, siç e konfirmoi në Gusht në një intervistë për mediat spanjolle.