
Papa Françesku: “Në Krishtlindje nuk duhet të harrohen të varfërit”
Me rastin e festës së Krishtlindjeve , në Vatikan u mbajt një meshë e drejtuar nga kreu shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku.
Papa Françesku i cili ka drejtuar për të 10-tën herë meshën e Krishtlindjeve që kur është bërë kreu i botës katolike, është vërejtur se në meshë ka marrë pjesë me karrige me rrota për shkak të dhimbjeve të gjurit në muajt e fundit.
Kreu shpirtëror i katolikëve i cili bekoi besimtarët që morën pjesë në ceremoni, në fjalën e tij përkujtoi Profetin Isa (Jezusin).
Papa në fjalën e tij paralajmëroi për lakminë në konsum dhe theksoi se për shkak të lakmisë (urisë) për pushtet dhe para, njerëzit kanë arritur në një pikë sa të konsumojnë fqinjët, madje edhe vëllezërit e tyre.
“Në Krishtlindje nuk duhet të harrohen të varfërit”, tha Papa duke thënë se mendon edhe për fëmijët e viktimizuar nga luftërat.
Pas meshës së Krishtlindjeve, Papa edhe në orët e drekës do të mbajë fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (Romës dhe Botës) në të cilën jep mesazhe lidhur me çështjet botërore.
Mesha e Krishtlindjeve këtë vit ajo u ndoq nga rreth 7 mijë njerëz.
*TiboNews