Papa fjalë të ndjera nga Vatikani për Kardinalin shqiptar Simon Troshani

Papa Françesku bëri një dedikim të veçantë për Kardinalin Simon Troshanin, teksa mbante një audiencë të përgjithshme në sallën Pali VI. Papa tregoi për të kaluarën e kardinalit shqiptar, i cili vuajti 28 vjet në burg gjatë regjimit komunist, dhe sot vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa asnjë moment shkurajimi.

Kardinali Simon Troshani ishte ai që e bëri Papën të derdhte lot në publik, konkretisht me 21 shtator 2014, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në Shqipëri, teksa dëgjonte historinë e Kardinalit Ernest Simoni Troshani.

Atë ditë, dom Ernesti dëshmoi para Papës për periudhën mizore diktatoriale që kaloi Shqipëria, së bashku me murgeshën e mbijetuar të sistemit, motër Marie Kaletën. Dy vite më vonë, në Koncistorin e 2016-ës, Papa e krijoi kardinal, në shenjë mirënjohjeje për këtë dëshmi “martirizimi”, tregon Vatikan Neës në Itali.

Pjesë nga fjalimi i Papës:

“Të gjithë ne i kemi lexuar, i kemi dëgjuar historitë e martirëve të parë të Kishës, të shumë prej tyre. Edhe këtu, ku tani është Vatikani, dikur ishte varrezë. Shumë u ekzekutuan dhe u varrosën këtu. Kur bëhen gërmime, i gjejnë këto varre. Por edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën, shumë, ndoshta, më shumë se në zanafillë. Ka shumë të persekutuar për fenë.

Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Ai, si meshtar, përjetoi 28 vjet burg, në burgun komunist të Shqipërisë, ndoshta persekutimi më mizor. Sot kardinali shqiptar vazhdon të japë dëshmi. Dhe si ai, shumë e shumë e shumë të tjerë. Tani, është 95 vjeç e vazhdon të punojë për Kishën, pa u shkurajuar. I dashur vëlla, të falënderoj për dëshminë tënde. Faleminderit”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vatican News (@vaticannews)