
Pandemia ndikim negativ në arsim, rritet përqindja e nxënësve që nuk marrin dot diplomën
Pandemia e ka ndikuar shumë negativisht sektorin e arsimit në vendi tonë, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se numri i nxënësve të diplomuar në arsimin e mesëm ka pësuar ulje të ndjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm 79.5% e 18 vjeçareve morën diplomë të shkollës së mesme më 2021 nga 84.6 për qind që morën diplomë në vitin 2019, para se të niste pandemia.Në vitin shkollor 2020-21, përfunduan studimet në arsimin e mesëm dhe u diplomuan 31.136 nxënës.
Përveç se, shumë nxënës që kanë vazhduar arsimin e mesëm nuk kanw arritur të diplomohen, rezultat në tërësi kanë pësuar rënie të dukshme. Kjo u pa edhe tek rezultatet e maturës shtetërore 2022 ku në të gjithë vendin u vlerësuan me note maksimale vetëm 4 nxënës. Gjithashtu në provimet e maturës 2021, në matematikë, vetëm 4 gjimnazistë morën notën 10 absolute nga 166 në vitin 2020.