Panairi i Punës, studentët në kërkim të përvojës

Të rinjtë kërkojnë përvojë pune, ndërkohë që presin të mbyllin studimet dhe të futen në tregun e punës, pa frikën e mungesës së praktikës apo eksperiencës në punë. Panairi i Punës i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë ngjalli interesin e studentëve, të cilët kërkojnë mundësi për praktika apo trajnime në fushat e studimit.

I pranishëm në panair ishte edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili tha se po punohet që të rinjtë të rrinë në Shqipëri. Ndërkohë ai vuri theksin edhe tek rritja e pensioneve.

Blendi Gonxhe: Ne do bëjmë ç’mos që të ngremë pagat, do bëjmë ç’është e mundur sivjet që të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reformë të plotë të pensioneve, nuk mund të jenë në këtë gjendje që i kemi trashëguar, do duhet të ndërhyjmë fort.

Një nga sektorët e ekonomisë që emergjencë ka gjetjen e fuqisë punëtore është ai i turizmit. Rreth 65 kompani të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, inovacionit dhe turizmit ofruan për studentët në panair mundësi pune dhe internshipi.