
Pamjet e trishta nga Irpin i Ukrainës, banorët të rrethuar nga rusët
Qyteti Irpin, 20 kilometër në veri-perëndim të Kievit gjendet në vijën e frontit mes forcave ruse dhe ukrainase në ditët e fundit. Irpin ndodhet pranë aeroportit strategjik Hostomel dhe bazës së kolonës së madhe ruse të mbledhur pranë kryeqytetit.
Ndërtesat e banimit dhe rrugët janë dëmtuar rëndë nga sulmet e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore. Forcat ukrainase dhe vetë banorët kanë hedhur në erë ura për të frenuar përparimin rus. Imazhet e së shtunës tregojnë njerëz që tentojnë të kalojnë urën përmes trarëve të thyer ndërsa përpiqen të ikin nga vendi. Ata kanë frikë të bëjnë qoftë edhe një lëvizje për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.
Zyrtarët ukrainas thanë se trupat ruse kishin hedhur në erë një pjesë të linjës hekurudhore përgjatë rrugës së evakuimit nga Irpin.
Më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje, sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Lufta në Ukrainë është në ditën e 11-të të saj.