Pamja e jashtëzakonshme e eklipsit të Hënës

Ditën e sotme hëna dhuroi një pamje spektakolare, me një ngjyrë të kuqe si gjaku.

Sipas astrologëve planeti ynë ishte i pozicionuar drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës për disa minuta.

Në atë kohë Hëna bie plotësisht në hijen e Tokës, duke e kthyer përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes.

Ngjyra e saj krijohet nga rrezet e diellit të projektuara përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.

Në një eklips total hënor, e gjithë Hëna bie brenda ombrës, pjesës më të errët të hijes së Tokës.

Llojet e tjera të eklipsit hënor janë eklipsi hënor penumbral, eklipsi i pjesshëm hënor dhe një lloj relativisht i rrallë i eklipsit hënor i quajtur eklipsi hënor qendror.

Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë, koha kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj dhe për këtë arsye duket më e madhe se zakonisht.

 

Në Greqi, vrojtuesit e qiellit u mblodhën në Tempullin e Posedonit pranë Athinës për të vëzhguar hënën përpara eklipsit të plotë.

Në Evropë, ishte e dukshme vetëm për disa kohë për shkak të perëndimit të Hënës, por në kontinentin amerikan, zonat me qiell të pastër kanë pasur një pamje të jashtëzakonshme.