Pakistan, 5,7 milionë persona në rrezik nga kriza ushqimore

Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA) raportoi se 5,7 milionë persona të prekur nga përmbytjet në Pakistan janë në rrezik të krizës ushqimore. Në raportin e OCHA-s thuhet se fatkeqësia e përmbytjeve në Pakistan do të rrisë pasigurinë ushqimore.

Në raport theksohet se sëmundjet që transmetohen nga uji u shtuan në disa provinca.