
Pakistan, 49 të mitur vdesin në aksident
49 të mitur raportohet se kanë vdekur kur barka e tyre e tejmbushur u përmbys në veriperëndim të Pakistanit, teksa zhytësit e policisë kanë dy ditë që nxjerrin trupat nga ujërat e ftohtë.
Viktimat e tragjedisë raportohet se nuk ishin më shumë se 14 vjeç, nxënës të një shkolle që po bënin një shëtitje me barkë në liqenin panoramik të digës Tanda.
Trupat e një mësuesi dhe të kapitenit të barkës gjithashtu u gjetën, duke e çuar numrin e viktimave në 51, sipas autoriteteve.
Diga Tanda Dam është rreth pesë km larg shkollës së viktimave, e cila jep mësime falas me tematikë islamike në Kohat, të provincës Pakhtunkhëa.
Zëdhënsi i policisë Fazal Naeem tha për rrjetin AFP se kapaciteti barkës ishte në fakt 20 deri në 25 persona. Kërkimet vazhdojnë.